Kushtet e përdorimit
Përditësuar: 8 tetor 2026
Duke përdorur aplikacionin Pagesa Plus ose duke u regjistruar në listën e pritjes, pranon këto kushte. I kemi mbajtur të shkurtra dhe pa gjuhë të fshehur.
1. Çfarë është shërbimi
Pagesa Plus është një aplikacion që të ndihmon të mbash mend afatet e faturave dhe të shënosh shpenzimet. Është mjet organizimi personal: nuk është bankë, nuk kryen pagesa dhe nuk lidhet me llogarinë tënde bankare. Pagesat e faturave i bën si më parë — te sporteli, te aplikacioni i bankës ose te ofruesi.
2. Faza e provës
Aplikacioni është ende në provë. Kjo do të thotë se mund të ketë gabime, se pamja dhe funksionet mund të ndryshojnë, dhe se ndonjë version mund të mos punojë siç pritet. Prandaj: mbaj një kopje rezervë të të dhënave (Profili → Të dhënat) dhe mos u mbështet vetëm te kujtesat për afate që nuk përballon t'i humbasësh.
3. Kujtesat
Kujtesat i dërgon vetë telefoni yt. Ato mund të mos vijnë nëse telefoni është i fikur, nëse njoftimet janë të bllokuara, nëse kursimi i baterisë i ndalon, ose nëse sistemi i shtyn. Përgjegjësia për pagesën e faturave mbetet e jotja. Nuk mbajmë përgjegjësi për gjoba, kamatëvonesa apo ndërprerje shërbimi nga ofruesit.
4. Të dhënat e tua
Të dhënat financiare ruhen në telefonin tënd, jo te ne. Nëse e fshin aplikacionin ose humb telefonin pa kopje rezervë, ato humbasin dhe nuk mund t'i rikthejmë. Si i trajtojmë të dhënat shpjegohet te Privatësia.
5. Llogaria dhe kopja në cloud
Për ta përdorur aplikacionin hap një llogari me emër, mbiemër dhe email (numri i telefonit është opsional); të dhënat e dhëna duhet të jenë të vërteta, sepse me to njihet kush ka të drejtë për Premium. Kopja e të dhënave në cloud është zgjedhje e jotja: e ndez ose e fik kurdo. Ruhet vetëm kopja e fundit dhe vetëm ti e sheh. Kopja është e koduar në telefon: nëse harron edhe fjalëkalimin, edhe kodin e rikuperimit, as ne nuk e hapim dot. Prandaj ruaje kodin dhe mbaj edhe një kopje rezervë në skedar. Llogarinë dhe kopjen i fshin vetë nga aplikacioni në çdo çast. Gjatë provës nuk garantojmë që kopja të jetë gjithmonë e arritshme — nuk është zëvendësuese e kopjes rezervë.
6. Premium falas për ata që regjistrohen
- Kush regjistrohet në listën e pritjes në pagesaplus.com para se aplikacioni të dalë në App Store ose Google Play, e merr Premium falas, përgjithmonë, për aq kohë sa shërbimi ekziston.
- Premium hapet për llogarinë e aplikacionit që krijohet me të njëjtin email si regjistrimi.
- Oferta është personale: nuk kalon te dikush tjetër dhe nuk shkëmbehet me para.
- Premium përfshin funksionet që përshkruhen në faqe. Nëse një funksion i planifikuar nuk realizohet (p.sh. për shkak të rregullave të Apple ose Google), oferta vlen për funksionet që ekzistojnë.
7. Çmimet në të ardhmen
Pjesa bazë — faturat, kujtesat, shpenzimet dhe buxheti — mbetet falas. Për funksionet Premium do të ketë abonim; çmimi do të njoftohet para se të hyjë në fuqi dhe askush nuk paguan pa e pranuar vetë.
8. Përdorimi i drejtë
Mos e përdor shërbimin për qëllime të paligjshme, mos u përpjek të prishësh serverët, dhe mos regjistro email-e që nuk të përkasin.
9. Përgjegjësia
Shërbimi ofrohet “siç është”. Bëjmë çmos që llogaritë të jenë të sakta dhe kujtesat të vijnë në kohë, por nuk garantojmë punë pa ndërprerje dhe nuk mbajmë përgjegjësi për dëme që rrjedhin nga përdorimi i tij. Kjo nuk cenon të drejtat që të jep ligji si konsumator.
10. Ndryshimet dhe ligji
Këto kushte mund të përditësohen; versioni i fundit qëndron gjithmonë në këtë faqe, me datën lart. Zbatohet legjislacioni i Republikës së Shqipërisë.
11. Kontakti
Për çdo pyetje: info@pagesaplus.com.