Mos harro asnjë faturë.

Dritat, uji, qiraja, sigurimi i makinës, abonimet. Pagesa Plus të kujton para çdo afati dhe të tregon sa të mbeten deri në rrogë.

Regjistrohu tani dhe merr Premium falas, përgjithmonë.

Çdo faturë

Të përmuajshmet.
Dhe ato që të zënë në befasi.

Fatura e dritave vjen çdo muaj dhe e mban mend. Sigurimi i makinës vjen një herë në vit — dhe pikërisht ai harrohet.

  • çdo muajDrita≈ 4.800 L
  • çdo muajUji≈ 1.200 L
  • çdo muajInterneti2.000 L
  • çdo muajQiraja35.000 L
  • një herë në vitSigurimi i makinës14.500 L
  • një herë në vitServisi i makinës3.000 L
Shenja e Pagesa Plus: një faturë me shenjën e kryer

Çdo faturë, në kohë.

Një vend për ato që ke për të paguar dhe ato që shpenzon. Pagesa Plus i mban mend, që të mos i mbash ti.

Një kafe, dy prekje.

Shkruaj shumën, prek kategorinë. Gati.

Shtimi i një shpenzimi

Pagove? Shtyp “Paguaj”.

Fatura kalon vetë te muaji tjetër.

Pagesa e një fature

Paratë e tua janë punë e jotja.

Punon pa internet. Kyçet me fytyrë. Kopja në cloud e koduar në telefon.

Aplikacioni në pamjen e errët

Dhe të gjitha këto.

Keshi dhe ATM-ja
Tërheqja nuk është shpenzim. Aplikacioni di sa ke në portofol.
“A të erdhi rroga?”
Ditën e rrogës, një prekje: po, jo ende, ose shuma e saktë.
Lekë të vjetra
Llogarit si “48 mijë”? Aplikacioni flet si ti.
SMS-të e bankës
SMS-ja e bankës mund ta shtojë shpenzimin vetë.
Lekë dhe euro
Secila me monedhën e vet, totalet me kursin e ditës.
Buxheti
Kufij sipas kategorisë, dhe sa mund të shpenzosh në ditë.
Widget në ekranin kryesor
Sa të mbeten dhe faturat e radhës, pa e hapur aplikacionin.
Çdo lloj fature
Dritat, qiraja, kredia, sigurimet, abonimet. Çdo gjë që përsëritet.

Çfarë nuk bën.

  • Nuk lidhet me bankën dhe nuk kërkon fjalëkalime bankare.
  • Nuk paguan në emrin tënd. Paguan si gjithmonë.
  • Nuk i dërgon të dhënat në cloud pa e zgjedhur ti.
  • Nuk ka reklama dhe nuk shet të dhëna.
  • Nuk anulon abonimet për ty. Të kujton në kohë.

Regjistrohu tani.
Premium është yt falas, përgjithmonë.

Faturat, kujtesat, shpenzimet dhe buxheti janë falas për të gjithë. Premium do të ketë abonim — por kush regjistrohet para se aplikacioni të dalë nuk e paguan kurrë.

Premium përfshin

  • Shpenzimet hyjnë vetë, nga SMS-të dhe njoftimet e bankës.
  • Skanon kuponin fiskal: shuma, dyqani dhe data plotësohen vetë.
  • Portofoli i familjes, i përbashkët me partnerin ose familjen.
  • Pyet për paratë e tua dhe merr përgjigje në shqip.

Pa kartë, pa fjalëkalim, pa reklama. Të shkruajmë sapo aplikacioni të jetë gati.

Pyetje.

A lidhet me bankën time?

Jo. Nuk të kërkon kurrë fjalëkalime bankare. Shpenzimet i shënon me dy prekje, ose i shton vetë nga SMS-të e bankës që ti zgjedh t’ia kalosh. Mesazhet lexohen brenda telefonit dhe nuk dërgohen askund.

A duhet të hap llogari?

Po, një llogari e thjeshtë me emër, mbiemër dhe email, që ta dimë kush je, edhe për Premium. Faturat dhe shpenzimet shkojnë në cloud vetëm nëse e zgjedh ti; përndryshe rrinë në telefon.

Kur del?

Tani po e provojmë me grupin e parë. Lër emrin dhe email-in dhe të shkruajmë sapo të jetë gati.

Sa do të kushtojë?

Pjesa e përditshme mbetet falas. Premium do të ketë abonim mujor ose vjetor, me çmim për Shqipërinë. Kush regjistrohet para se aplikacioni të dalë, e ka Premium falas përgjithmonë.

Po me email-in tim çfarë bëni?

E përdorim vetëm për të të njoftuar kur aplikacioni të jetë gati. Nuk ia japim askujt. Na shkruaj dhe e fshijmë brenda pak ditësh. Më shumë te Privatësia.

A janë të sigurta të dhënat e mia?

Po. Pa kopjen në cloud, gjithçka rri në telefonin tënd. Me të, të dhënat kodohen në telefon përpara se të dërgohen: as ne nuk i lexojmë dot.

Më ndihmon edhe me abonimet?

Po. I shton një herë: aplikacioni të tregon sa kushtojnë në vit dhe të kujton një ditë para çdo rinovimi.

A punon pa internet?

Po. Interneti duhet vetëm për kursin e euros dhe, nëse e ke ndezur, për kopjen në cloud.