Privatësia
Përditësuar: 8 tetor 2026
Këtu shpjegojmë, pa fjalë të ndërlikuara, çfarë të dhënash marrim dhe çfarë bëjmë me to. Ndarja është e thjeshtë: aplikacioni në telefon dhe kjo faqe interneti.
1. Aplikacioni në telefon
- Pa kopjen në cloud, të dhënat e tua nuk largohen nga telefoni. Faturat, shpenzimet, buxheti dhe fotot e faturave ruhen vetëm në pajisjen tënde.
- Për të përdorur aplikacionin hap një llogari (pika 2). Kopja në cloud është zgjedhje e veçantë dhe e jotja.
- Nuk lidhemi me bankën tënde dhe nuk kërkojmë kredenciale bankare.
- Kujtesat krijohen dhe shfaqen nga vetë telefoni. Nuk kalojnë nëpër serverët tanë.
- Aplikacioni merr nga interneti vetëm një gjë: kursin e këmbimit euro–lek, nga një shërbim publik kursesh. Asnjë e dhënë jotja nuk dërgohet në atë kërkesë.
- Kopja rezervë krijohet nga ti dhe ruhet ku të zgjedhësh ti (p.sh. Google Drive). Ne nuk e shohim.
- Nëse zgjedh t’ia kalosh aplikacionit SMS-të e bankës, ato lexohen brenda telefonit: ruhet vetëm shuma, dyqani dhe data, jo mesazhi. Nuk dërgohen askund.
2. Llogaria dhe kopja në cloud
Llogaria na tregon kush je: për Premium dhe për të të ndihmuar kur na shkruan. Kopja e të dhënave në serverin tonë ruhet vetëm nëse e zgjedh ti (në krijimin e llogarisë ose te Profili → Llogaria), që t'i kthesh kur ndërron telefon.
- Për llogarinë ruajmë emrin, mbiemrin, email-in dhe, nëse e jep, numrin e telefonit. Fjalëkalimi nuk largohet kurrë nga telefoni: serveri merr vetëm një çelës të nxjerrë prej tij, dhe edhe atë e ruan vetëm si gjurmë (PBKDF2).
- Kopja në cloud është e koduar në telefon përpara se të dërgohet (XChaCha20-Poly1305). Ne e ruajmë, por nuk e lexojmë dot: hapet vetëm me fjalëkalimin tënd ose me kodin e rikuperimit që të jep aplikacioni. Fotot e faturave nuk dërgohen.
- Ruhet vetëm kopja e fundit. Te Profili → Llogaria mund ta ndalësh, ta kthesh ose ta fshish bashkë me llogarinë në çdo çast.
- Nuk e hapim, nuk e analizojmë dhe nuk ia japim askujt. Nuk e përdorim për reklama.
- Kur fshin llogarinë nga aplikacioni, fshihen bashkë me të kopja dhe çdo hyrje e ruajtur.
- Nëse harron fjalëkalimin, vendos një të ri me kodin që të dërgojmë në email. Kopja në cloud hapet pastaj me kodin e rikuperimit; pa të, as ne nuk e hapim dot.
- Përpjekjet për të hyrë kufizohen (10 në 15 minuta për llogari), që fjalëkalimet të mos gjenden me provë.
- Kopja ruhet te Cloudflare (D1), me serverë në Bashkimin Evropian.
3. Kjo faqe interneti
- Në listën e pritjes ruajmë emrin dhe email-in, dhe numrin e telefonit vetëm nëse e jep, bashkë me datën e regjistrimit dhe nga erdhe (p.sh. “facebook”).
- I përdorim vetëm për të të njoftuar kur aplikacioni të jetë gati (me email, ose me mesazh nëse dhe numrin) dhe për të organizuar grupin e testuesve të parë. Menjëherë pas regjistrimit të dërgojmë një email konfirmimi.
- Nuk ia japim, shesim apo japim me qira askujt.
- Nuk dërgojmë reklama dhe nuk të shtojmë në lista të tjera.
- Të dhënat ruhen te Cloudflare (D1), me serverë në Bashkimin Evropian.
4. Cookie dhe gjurmimi
Kjo faqe nuk përdor cookie reklamimi, nuk ka Google Analytics, Meta Pixel apo mjete të ngjashme gjurmimi. E vetmja gjë që ruajmë në shfletuesin tënd është gjuha që zgjodhe me flamurin lart (shqip ose anglisht), që faqja të hapet në atë gjuhë herën tjetër. Numërojmë vizitat pa cookie dhe pa adresë IP: vetëm ditën dhe nga erdhën (p.sh. “facebook.com”), që të dimë ku na gjejnë njerëzit. Serveri mban regjistra teknikë të zakonshëm (koha e kërkesës, adresa IP), të cilët fshihen vetvetiu pas pak ditësh.
5. Të drejtat e tua
Mund të na kërkosh në çdo kohë:
- të shohësh çfarë kemi për ty (emrin, email-in, telefonin nëse e dhe, dhe, nëse e ke ndezur, kopjen në cloud),
- ta korrigjosh,
- ta fshijmë — e bëjmë brenda pak ditësh, pa pyetur pse.
Shkruaj te info@pagesaplus.com dhe mjafton fjala “fshije”.
6. Fëmijët
Shërbimi nuk u drejtohet fëmijëve nën 16 vjeç dhe nuk mbledh me dijeni të dhëna prej tyre.
7. Ndryshimet
Nëse ndryshon diçka thelbësore — p.sh. nëse një ditë shtohet sinkronizimi i drejtpërdrejtë mes pajisjeve — do ta shkruajmë këtu dhe do t'u njoftojmë me email atyre që janë në listë, para se të hyjë në fuqi.
8. Kush jemi
Pagesa Plus, Shqipëri. Kontakt: info@pagesaplus.com.