Pagesa Plus

Kushtet e përdorimit

Përditësuar: 8 tetor 2026

Duke përdorur aplikacionin Pagesa Plus ose duke u regjistruar në listën e pritjes, pranon këto kushte. I kemi mbajtur të shkurtra dhe pa gjuhë të fshehur.

1. Çfarë është shërbimi

Pagesa Plus është një aplikacion që të ndihmon të mbash mend afatet e faturave dhe të shënosh shpenzimet. Është mjet organizimi personal: nuk është bankë, nuk kryen pagesa dhe nuk lidhet me llogarinë tënde bankare. Pagesat e faturave i bën si më parë — te sporteli, te aplikacioni i bankës ose te ofruesi.

2. Faza e provës

Aplikacioni është ende në provë. Kjo do të thotë se mund të ketë gabime, se pamja dhe funksionet mund të ndryshojnë, dhe se ndonjë version mund të mos punojë siç pritet. Prandaj: mbaj një kopje rezervë të të dhënave (Profili → Të dhënat) dhe mos u mbështet vetëm te kujtesat për afate që nuk përballon t'i humbasësh.

3. Kujtesat

Kujtesat i dërgon vetë telefoni yt. Ato mund të mos vijnë nëse telefoni është i fikur, nëse njoftimet janë të bllokuara, nëse kursimi i baterisë i ndalon, ose nëse sistemi i shtyn. Përgjegjësia për pagesën e faturave mbetet e jotja. Nuk mbajmë përgjegjësi për gjoba, kamatëvonesa apo ndërprerje shërbimi nga ofruesit.

4. Të dhënat e tua

Të dhënat financiare ruhen në telefonin tënd, jo te ne. Nëse e fshin aplikacionin ose humb telefonin pa kopje rezervë, ato humbasin dhe nuk mund t'i rikthejmë. Si i trajtojmë të dhënat shpjegohet te Privatësia.

5. Llogaria dhe kopja në cloud

Për ta përdorur aplikacionin hap një llogari me emër, mbiemër dhe email (numri i telefonit është opsional); të dhënat e dhëna duhet të jenë të vërteta, sepse me to njihet kush ka të drejtë për Premium. Kopja e të dhënave në cloud është zgjedhje e jotja: e ndez ose e fik kurdo. Ruhet vetëm kopja e fundit dhe vetëm ti e sheh. Kopja është e koduar në telefon: nëse harron edhe fjalëkalimin, edhe kodin e rikuperimit, as ne nuk e hapim dot. Prandaj ruaje kodin dhe mbaj edhe një kopje rezervë në skedar. Llogarinë dhe kopjen i fshin vetë nga aplikacioni në çdo çast. Gjatë provës nuk garantojmë që kopja të jetë gjithmonë e arritshme — nuk është zëvendësuese e kopjes rezervë.

6. Premium falas për ata që regjistrohen

7. Çmimet në të ardhmen

Pjesa bazë — faturat, kujtesat, shpenzimet dhe buxheti — mbetet falas. Për funksionet Premium do të ketë abonim; çmimi do të njoftohet para se të hyjë në fuqi dhe askush nuk paguan pa e pranuar vetë.

8. Përdorimi i drejtë

Mos e përdor shërbimin për qëllime të paligjshme, mos u përpjek të prishësh serverët, dhe mos regjistro email-e që nuk të përkasin.

9. Përgjegjësia

Shërbimi ofrohet “siç është”. Bëjmë çmos që llogaritë të jenë të sakta dhe kujtesat të vijnë në kohë, por nuk garantojmë punë pa ndërprerje dhe nuk mbajmë përgjegjësi për dëme që rrjedhin nga përdorimi i tij. Kjo nuk cenon të drejtat që të jep ligji si konsumator.

10. Ndryshimet dhe ligji

Këto kushte mund të përditësohen; versioni i fundit qëndron gjithmonë në këtë faqe, me datën lart. Zbatohet legjislacioni i Republikës së Shqipërisë.

11. Kontakti

Për çdo pyetje: info@pagesaplus.com.